Projekti

Asistenca në krijimin e planeve të biznesit për NVM-të në Kosovë është projekti i ndihmës për tregti i financuar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë e Republikës Çeke. Programi i ndihmës për tregti është pjesë e Czech Republic Development Cooperation mes Republikës Çeke dhe Republikës së Kosovës. Qëllimi i programit është të mbështesë dhe të zhvillojë bizneset në vendet partnere të Çekisë.

Qëllimi kryesor i projektit është të përmirësojë ekosistemin ndërmarrës në Republikën e Kosovës duke krijuar Manualin e Planit të Biznesit për NVM-të vendore. Manuali i Planit të Biznesit është instrument që do të ndihmojë NVM-të në Kosovë për të krijuar planet e tyre të biznesit dhe për të zhvilluar biznesin e tyre.

Ky uebsajt është krijuar si pjesë e projektit. Qëllimi kryesorë i uebsajtit është që të sigurojë plotformë online për NVM-të në Kosovë dhe të promovojnë rëndësinë e planeve të biznesit për zhvillimin e suksesshëm të biznesit. Promovimi i projektit bëhet përmes videove promocionale dhe takimeve (turneve) rajonale. Platforma online përbëhet nga manuali i planit të biznesit dhe videot udhëzuese. Të dyja janë të disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar.

Përfaqësuesit e partnerit lokal u trajnuan për të ofruar ndihmë dhe mentorim për NVM-të në përpjekjet e tyre për të krijuar plan biznesi. Me platformën online dhe mbështetjen e mentorëve, NVM-të lokale do të jenë në gjendje të krijojnë planin e tyre të biznesit.

Partneri lokal dhe përfituesi përfundimtar i projektit është Oda Ekonomike e Kosovës. Projekti u zbatua nga GEOtest në bashkëpunim me Alchemy Capital.

Oda Ekonomike e Kosovës

Adresa: Nëna Tereze, Nr. 2010000 PrishtinëRepublika e Kosovës

Uebfaqja: www.oek-kcc.org

Email-i: info@oek-kcc.org

Rreth Uebfaqës

Kjo uebfaqe u krijua në kuadër të projektit "Asistencë për krijimin e planeve të biznesit për NVM-të në Kosovë", financuar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke. Programi i ndihmës për tregti është pjesë e bashkëpunimit zyrtar të zhvillimit të Republikës Çeke.

© 2017 - Asistencë për krijimin e planeve të biznesit për NVM-të në Kosovë