Manuali i Planit të Biznesit

Manuali i Planit të Biznesit

Ende nuk keni qasje? REGJISTROHUNI

PAMJE

Një plan biznesi paraqet një udhërrëfyes që përcakton lidershipin dhe qeverisjen e ndërmarrjes suaj. Plani juaj i biznesit do të përshkruajë konceptin e idesë suaj të biznesit, si dhe synimet që duhen arritur. Përveç kësaj, plani i biznesit shërben si një mjet planifikimi dhe menaxhimi për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), duke rritur ose rafinuar biznesin ekzistues ose duke siguruar fonde për fillimin e bizneseve të reja.

Plani juaj i biznesit duhet të jetë i qartë, konciz dhe i saktë, dhe duhet të zhvillohet pasi ideja juaj e biznesit maturohet.

Ky udhëzues i planit të biznesit do t’ju udhëheqë, si NVM, përmes çdo hapi të planit të biznesit tuaj të ardhshëm ose t’ju ndihmojë të përmirësoni atë ekzistues.

Mundohuni të bëni vetë planin tuaj të biznesit. Regjistrohuni, shkarkoni manualin e planit të biznesit dhe ndiqni videot udhëzuese. Video udhëzuese është bërë me profesorin Malcolm Duerod. Z. Duerod ka përvojë të madhe në korporatat financiare më të mëdha botërore si JP Morgan Chase dhe Goldman Sachs, si dhe përvojë në drejtimin dhe nisjen e bizneseve të reja. Si i diplomuar Harvard Business School, ai ka një bagazh të fortë akademik.

Në rast se do të keni nevojë për ndonjë ndihmë me regjistrimin ose krijimin e planit tuaj të biznesit, mos hezitoni të kontaktoni mentorët tonë.

REGJISTROHUNI

Oda Ekonomike e Kosovës

Adresa: Nëna Tereze, Nr. 2010000 PrishtinëRepublika e Kosovës

Uebfaqja: www.oek-kcc.org

Email-i: info@oek-kcc.org

Rreth Uebfaqës

Kjo uebfaqe u krijua në kuadër të projektit "Asistencë për krijimin e planeve të biznesit për NVM-të në Kosovë", financuar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke. Programi i ndihmës për tregti është pjesë e bashkëpunimit zyrtar të zhvillimit të Republikës Çeke.

© 2017 - Asistencë për krijimin e planeve të biznesit për NVM-të në Kosovë