Oda Ekonomike e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është një organizatë udhëheqëse e biznesit në Kosovë. E themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i Kosovës, është përfaqësuesi ligjor i interesave të komunitetit të biznesit në Kosovë. Oda Ekonomike e Kosovës është organizatë e pavarur, jo fitimprurëse, pa përkatësi politike. OEK është e organizuar dhe punon nën objektivin e përmirësimit të ekonomisë së tregut, ndërmarrësisë dhe nxitjes së konkurrencës ndërmjet anëtarëve të saj. OEK-u lobon dhe përfaqëson interesat e anëtarëve e komunitetit të biznesit kosovar, këshillon për fillimin e biznesit dhe jep ndihmë profesionale për kompanitë anëtare dhe në veçanti syn të nxisë investimet dhe zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Prania e saj në tërë Kosovën është e oganizuar përmes zyrave rajonale në Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Mitrovicë. Sipas ligjit për themelimin e OEK, anëtarësia është në baza vullnetare. OEK përbëhet nga dy departamente kryesore, tridhjetë shoqata dhe mbi 15,000 anëtarë të regjistruar.

Anëtarët e EK-ut janë shoqata që operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshirë Teknologjinë, Telekomunikacionin, Ndërtimin, Bankat dhe Sigurimet, Përpunimin e Metaleve, Përpunimin e Drurit, Përpunimin e Ushqimit dhe Pijeve etj. Oda Ekonomike e Kosovës është certifikuar me ISO 9001-2008 dhe është e angazhuar në sigurimin e praktikave të menaxhimit të cilësisë së mirë dhe ofrimin e shërbimeve që kënaqin pritjet e anëtarit.

MISIONI

Në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira të lehtësojë, lobojë dhe përfaqësojë për një komunitet të biznesit konkurrues dhe ekonomi më të mirë në Kosovë.

VIZIONI

Me Odën Ekonomike të Kosovës, për një ekonomi më të fuqishme në Kosovë.

QËLLIMET

  • Ofrimi i shërbimeve cilësore bazuar në nevojat e klientëve / anëtarëve
  • Rol më i fortë i OEK-ut në proceset e rëndësishme ekonomike dhe sociale të Kosovës
  • Ruajtja e stabilitetit financiar

LISTA E ANËTARËVE TË OEK-ut

  • Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës dhe produktet e naftës
  • Shoqata e eksportuesve
  • Shoqata e ndërmarrjeve grafike
  • Shoqata e Shpediterëve vendorë dhe ndërkombëtarë
  • Shoqata e importuesve të autorizuar të automjeteve të reja
  • Shoqata e pijeve jo alkoolike dhe alkoolike
  • Shoqata e prodhuesve dhe përpunuesve të mishit
  • Shoqata e përpunuesve të metaleve
  • Shoqata e ndërtimit dhe prodhuesve të materialit ndërtimor
  • Shoqata e përpunuesve të plastikës
  • Shoqata e frizerëve
  • Shoqata e ndërmarrësve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit
  • Shoqata e agjencive turistike
  • Shoqata e argjendarëve dhe arëtarëve
  • Shoqata për importimin dhe eksportimin e blegtorisë “Gjedhi”
  • Shoqata e ndërmarrjeve që merren me riciklimin e metaleve dhe jo-metaleve
  • Shoqata e bankave dhe kompanive të sigurimeve
  • Shoqata e importuesve dhe tregtarëve me shumicë
  • Shoqata e prodhuesve, importuesve dhe distributorëve të duhanit
  • Shoqata e transportit dhe post-telekomunikacionit
  • Shoqata e ndërmarrjeve që merren me inputet bujqësore
  • Shoqata e ndërmarrjeve që merren me pastrimin, mirëmbajtjen e rrugëve dhe menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe të lëngshme

Oda Ekonomike e Kosovës

Adresa: Nëna Tereze, Nr. 2010000 PrishtinëRepublika e Kosovës

Uebfaqja: www.oek-kcc.org

Email-i: info@oek-kcc.org

Rreth Uebfaqës

Kjo uebfaqe u krijua në kuadër të projektit "Asistencë për krijimin e planeve të biznesit për NVM-të në Kosovë", financuar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke. Programi i ndihmës për tregti është pjesë e bashkëpunimit zyrtar të zhvillimit të Republikës Çeke.

© 2017 - Asistencë për krijimin e planeve të biznesit për NVM-të në Kosovë